
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, tha se trajneri Mancini bëri një lëvizje shumë të mirë me Berardin në sulm. Ndërkohë me batutë, Dede tha se Italia përballë kishte shokët e Fatmagyl, aktore në një film turk.
“Italia përballë kishte shokët e Fatmagylit. Zgjedhja e Berardit në sulm doli zgjedhje e duhur. Ishte lojtari i ndeshjes për mendimin tim. Mbi të gjitha unë do të thoja, se presioni që bëri në 25 minutat e para Italia ishte asfiksues për Turqinë. Detyroi një ekip që vinte nga rezultate shumë pozitive. Portieri nga presioni humbi 12 topa. Përqindja e topit ishte në diferenca të mëdha. Unë do të thoja që edhe taktikisht Mancini ishte shumë lart në krahasim me Gunes. Nuk nxirrnin dot topin. Në presion ata e kthenin topin te portieri dhe ky i fundit gabonte.”, u shpreh Dede.



