
Klubi italian i Monzas, ia doli të ngjitet në elitën e futbollit, në Serie A, për herë të parë në histori dhe nuk duan të jenë thjesht kalimtarë.
Klubi në pronësi të Silvio Berlusconi, ka bërë disa afrime të rëndësishme në këtë merkato, por duket se nuk kanë ndërmend të ndalen këtu.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Monza ka nisur bisedimet për afrimin e sulmuesit Luis Suarez. Ky i fundit është pa skuadër dhe drejtori i Monza, Adriano Galliani, ka nisur kontaktet për ta bindur të transferohet në Itali.
Madje thuhet se italianët i kanë ofruar sulmuesit uruguaian edhe një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes së 35-vjeçarit.



