
Humbja e djeshme kundër Japonisë e ka vënë në qendër të kritikave trainerin Luis Enrique dhe tanimë drejtuesit e Federatës po mendojnë për kandidatët e mundshëm për ta zëvëndësuar asturianin.
Pas Marcelino Garcia Toral apo Pepe Bordalas , është shfaqur në listë emri i Roberto Martinezit , i cili nuk mundi dot ta kualifikojë Belgjikën për më tej .
Presidenti Jose Luis Rubiales po analizon me detaje këto trainerë për të ardhmen e ‘’ La Furia Rojas ‘’ por duhet pritur si do të vijojë kjo kombëtare në këtë eveniment prestigjoz.
Gjithçka është e mundur për ish kampionët e botës dhe Europës pavarësisht se kundër aziatikëve e lanë të pakënqur ishi-n e Barcelonës , i cili gjithsesi e arriti objektivin .
49 vjeçari e ka zhvilluar karrierën si trainer në skuadra si Swansea , Wigan apo Evertoni dhe që nga 2016-ta ka drejtuar Belgjikën por dështimi në fazën e grupeve finalizoi eksperiencën me ‘’ Trikolorët ‘’.
Spanjën e pret Maroku në fazën e 1/16-tave, rival tejet i vështirë , i cili mundi Belgjikën dhe Kanadan dhe të besuarit e Luis Enriques duhet të bëjnë shumë kujdes pasi gabimet mund ti kushtojnë shtrenjtë.



