Partizani vendosi të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Orges Shehi. Rezultatet e arritura nga skuadra në drejtimin e teknikut durrsak, nuk janë pritur mirë nga drejtuesit.
Presidenti Gazmend Demi, kishte një takim me Shehin dhe palët vendosën të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Në këtë situatë, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Arbër Abilaliaj, por po punohet për të gjetur një trajner të ri, me alternativat që nuk mungojnë.



