Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Joao Cancelo nga Manchester City.
Sipas specialistit të merkatos Fabrizio Romano, palët kanë arritur akordin dhe lojtari në orët e ardhshme pritet të niset drejt Spanjës, për firmën.
Cancelo ishte një dëshirë e trajnerit Xavi, i cili tashmë do e ketë nën urdhrat e tij. Mbrojtësi i djathtë, në sezonin e fundit ishte pjesë e Bayern Munich, ku luajti i huazuar nga Manchester City.



