
Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.
Durrsakët duan t’i largohen vendeve të fundit, ndërsa shkodranët synojnë të blindojnë vendin e dytë.
Në “Niko Dovana”, pritet një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet. Ndeshja do të transmetohet në MCN 24, ndërsa janë zbuluar edhe titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Vatam, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Beqja, Kruja, Lloci, Daja, Boçi, Arifi, Daci.
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Yago, Sala, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.



