
Duke folur për eliminimin e Partizanit në turin e parë të Champions League, trajneri Ardi Behari në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se ndikoi edhe faktori befasi. Sipas tij, Partizani nuk e priste atë mënyrë loje nga Bate Borisov. “Është faktori befasi në fakt. Partizani apo edhe ne, nuk e prisnim atë mënyrë loje nga Bate Borisov. Shfaqën probleme edhe në prapavijë. Partizani kishte raste të pastra shënimi. Përveç paaftësisë së lojtarëve të Partizanit për të shënuar, kishte edhe mungesë fati. Nëse rastet do i kishin lojtarët e golit, do ishte ndryshe. Mbrojtja u tregua e pavëmendshme, duke marrë gol si në ndeshjen e parë.”, u shpreh Behari.



