Totenhemi ka triumfuar ndaj Arsenalit, në miqësore. “Sprus” kanë fituar derbin e Londrës, falë një goli të shënuar nga Heung-Min Son në minutën e 79-të.
Koreani shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer asistin e marrë nga Tanganga, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Sfida e zhvilluar ditën e sotme, ishte me të vërtetë spektakolare, ku të dyja skuadrat bënë lojë të hapur dhe kishin raste të mira shënimi. Megjithatë golin e vetëm të takimit e gjeti Tottenham, duke triumfuar kështu, para startit të Premier League.



