Ferrari përfiton nga ndalesa e Verstappen, Sainz triumfon në Çmimin e Madh të Australisë

Ferrari përfiton nga ndalesa e Verstappen, Sainz triumfon në Çmimin e Madh të Australisë

Dy pilotët e Ferrarit, e shfrytëzuan në maksimum problemin e Verstappen, duke triumfuan në Çmimin e Madh të Australisë.

Carlos Sainz, triumfoi, duke kaluar i pari finishin dhe menjëherë pas tij, u rendit shoku i ekipit te Ferrari, Leclerc.

Kjo fitore ishte e treta në karrierë për Sainz ndërsa për shtëpinë automobilistike italiane bëhet fjalë për triumfin e 244-rt. Në Melburn Ferrari kishte plot 20 vite që nuk “skuqte” podin duke marrë vendin e parë dhe të dytë.

Një garë për tu harruar për Verstappen, që u detyruar të largohet nga gara, pas vetëm pesë xhirosh. Shkak për këtë u bë një problem në gomën e majtë, ku frena mori flakë.

 

Çmimi i Madh i Australisë

Renditja:

Carlos Sainz (Ferrari)

Charles Leclerc (Ferrari)

Lando Norris (McLaren)

Oscar Piastri (McLaren)

Sergio Perez (Red Bull)

Fernando Alonso (Aston Martin)

Lance Stroll (Aston Martin)

Yuki Tsunoda (RB)

Nico Hulkenberg (Haas)

Kevin Magnussen (Haas) 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy