Përmbysje spektakolare në limite, Partizani mposht Teutën në përballjen dramatike

Përmbysje spektakolare në limite, Partizani mposht Teutën në përballjen dramatike

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur 2-1 me përmbysje Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brena.

Durrsakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 26-të me Gorgiev, ndërsa pjesa e dytë ishte tjetër histori. Të kuqtë e nisën menjëherë në sulm, duke kërkuar me ngulm golin e barazimit.

Pjesë e lojës ishin edhe nervat, teksa kjo u pa në një përplasje të Albion Markut me Albano Aleksin në minutën e 86-të, aty ku të dy lojtarët më pas u ndëshkuan me kartonë të kuq, duke lënë skuadrat me 10 lojtarë.

Kur të gjithë mendonin se Partizani po shkonte drejt humbjes, erdhi edhe përmbysja. Në minutën e 90-të, Stenio Junior shndërroi në goli një penallti për prekje me dorë, ndërsa 6 minuta më vonë Tedi Cara çoi në delir të kuqtë, duke shënuar edhe golin e përmbysjes, pas një pasimi të marrë nga Mala.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 12 pikë, 1 më pak se Teuta e vendit të katërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy