Cristian Romero, objektiv i Real Madridit

Cristian Romero, objektiv i Real Madridit

 Humbja e turpshme në Botërorin e Klubeve kundër Paris St Germain sigurisht i ka lënë jo pak të shqetësuar drejtuesit e Real Madridit, sidomos trainerin Xabi Alonso.

Një rezultat i tillë vështirë të kapërdihet dhe tek kryeqytetasit pritet një revolucion, kryesisht në repartin defensiv.

 Objektivi i rradhës është Cristian Romero, një element determinant tek Tottenham Hotspuri dhe gjithashtu shumë i rëndësishëm edhe tek Argjentina. 

27 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për të përfaqësuar një klub si ‘’ Galaktikët ‘’, i cili gjendet përballë një situate jo të lehtë dhe shpresohet që gjatë merkatos të transferohen disa komponentë në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Si profil duhet thënë se ishi i Atalantës është i duhuri, kampion bote në fuqi me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’, kontrata e të cilit me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ mbetet në fuqi. 

Drejtuesit e ‘’ The Spursave ‘’ menjëherë kanë reaguar dhe fillimisht kërkojnë të arkëtojnë 80 milionë euro për Cristian Romeron, i cili numëron katër sezone të zhvilluara.

Mirëpo, kur flitet për Real Madridin gjërat mund të ndryshojnë pasi mbetet një ndër klubet më të suksesshëm dhe të pasur të globit dhe për ta refuzuar është shumë e vështirë. 

Kordobezi mund të bëhet një ndër protagonistët e kësaj periudhe, e cila pritet të përcillet me shumë emocione dhe të papritura, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në vijimësi, në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy