Arsyet e largimit të Piques

Arsyet e largimit të Piques

  Pas 25 vitesh tek Barcelona , Gerard Pique vendosi fillimin e një eksperience larg ‘’ Camp Nout ‘’.

35 vjeçari pati fatin e fitimit të shumë trofeve por në kohët e fundit u bë protagonist i disa polemikave  jashtë fushave të blerta, të cilat ja dëmtuan paksa imazhin ishi-t të Manchester United . 

Sigurisht që qëndërmbrojtësi do të mbahet mend gjatë nga katalanasit për kontributin e dhënë por sipas lajmeve të fundit janë tre arsye të cilat e kanë impulsuar për ti dhënë lamtumirën këtij ekipi .

E para lidhet me mungesën e mbështetjes nga traineri Xavi Hernandez , i cili gjithashtu nuk mbajti premtimin e dhënë , që lidhej me faktin e të qënit zëvëndësues, i papranueshëm nga Gerard Pique.

Një tjetër aspekt ishte rendimenti i shtatlartit , që nuk e bindi në asnjë moment ish shokun e skuadrës , shtuar edhe dëmtimet e akumuluara, të cilat ndikuan në mënyrë direkte në dhënien e 100 % .

Ndërsa arsyeja tjetër ishte ndeshja me Interin në shtëpi dhe mbi të gjtha afirmimi i presidentit Joan Laporta pasi Gerard Pique nuk pranoi ta ulë rrogën e tij duke qënë i ndërgjegjshëm për situatën e komplikuar të Barcelonës.

Megjithatë vitet e kaluara tek ish fituesit e të gjithë trofeve në Spanjë dhe më gjerë sigurisht nuk do të harrohen asnjëherë , të cilat natyrisht e lartësojnë figurën e protagonistit në fjalë dhe e shëndërrojnë në një emblemë në historinë e kësaj skuadre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy