Këtë të martë, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për turin e parë në Champions League. Partizani u vendos përballë skuadrës bjelloruse të Bate Borisov. Ndërkohë kampionët e Kosovës, Ballkani do të përballet me skuadrën bullgare të Ludogorets. Struga, kampione e Maqedonisë së Veriut, do të përballet me Zalgiris Vilnius nga Lituania.



