Kristjan Asllani zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Serie A me Empolin, duke bërë që në gjurmët e tij vihen disa nga skuadrat më të mira në Itali.
Prej kohësh, flitet për një interesim të Interit për lojtarit, me drejtuesit zikaltër që e pëlqejnë shumë dhe duan ta bëjnë pjesë të tyre për sezonin tjetër.
Megjithatë në garë për shërbimet e 19-vjeçarit shqiptar, janë futur edhe kampionët e Italisë, Milani. Drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini, dëshiron të ketë një skuadër me lojtarë të rinj, që premtojnë për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Një futbollist që i plotëson këto kritere është edhe mesfushori Asllani, për të cilin Milani mund të bëjë një ofertë te Empoli në ditët e ardhshme.



