Tirana shkatërron Apoloninë dhe afrohet me kreun, Kukësi në krizë të thellë

Tirana shkatërron Apoloninë dhe afrohet me kreun, Kukësi në krizë të thellë

Tirana ka marrë një fitore me shifra të thella 5-2 kundër Apolonisë për llogari të javës së 26 të Superligës. Pas golit të parë të realizuar për bardheblutë nga Batha miqtë reaguan duke përmbysur me ‘dopietën’ e Levendit, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Fillimisht barazoi Torrasa para se Batha të përmbyste, ndërsa më pas Ismailgeci dhe Kale vulosën shifrat përfundimtare. Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve, 4 më pak se Partizani, që është një nga katër skuadrat që Lufton për titull.

Ndërkohë supriza sot erdhi nga Elbasani atje ku Skënderbeu mposhti 0-1 Kukësin. Për verilindorët kjo ishte humbja e dytë radhazi, ndërsa prej 7 ndeshjesh nuk gjejnë asnjë rezultat pozitiv.

Më herët Bylisi barazoi me shifrat 1-1 kundër Kastriotit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy