
Tek Paris St Germain nuk ka të ndalur sulmi për formimin e një ekipi yjesh për të ardhmen .
Siç dihet prej shumë vitesh ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë një çështje të pazgjidhur ende në aspektin e titujve .
Objektivi primar mbetet fitimi i Champions Leagues sepse në Ligue 1 nuk njohin rival .
Firmosja me Mbappen deri në 2025-sën, emërimi i Luis Camposit si drejtor teknik dhe marrja në dorë e fateve të stolit nga Christophe Galtier , i ka hapur rrugën të tjerë sukseseve në merkato.
Milan Skriniar dhe Vitinha i kanë dhënë ‘’ ok ‘’ francezëve të cilët po tentojnë edhe Renato Sanchesin i cili mendohet se shumë shpejt do të udhëtojë drejt ‘’ Parque de Prince ‘’.
Portugezi zhvilloi tre sezone mbresëlënëse me Lillen që përpara një sezoni arriti të ulë nga froni pikërisht kryeqytetasit me fitimin e Ligue 1.
Në këtë histori edhe Milani vijon i përfshirë por potenciali i Parisit dhe fakti i të formuarit një ekipi yjesh bind çdo lojtar premtues për t’iu bashkuar kuq e bluve .
Renato Sanches arriti të lërë shenjë edhe tek Portugalia me të cilën fitoi Europianin në 2016-tën dhe gjithashtu u konsiderua si lojtari i ri më i spikatur i këtij kompeticioni.
Paris St Germain ka ofruar 10 milionë euro për ishi-n e Swanseas duke ditur që i mbetet edhe një vit kontratë me ‘’ Les Dogues “ dhe sipas ‘ Le Parisien ‘ drejtuesit do ti qëndrojnë deri në fund besnikë kësaj shifre .
Situata e Paris St Germain konceptohet tejet favorizuese për të ardhmen e çdo lojtari sepse garanton në çdo sezon fitimin e titujve të rëndësishëm por fatkeqësisht ai i Champions Leagues vijon ti shpëtojë kuq e bluve.
Tashmë topi do të jetë në zonën e Lilles dhe drejtuesit duhet të mendojnë seriozisht sepse nëse e zgjasin më shumë këtë histori mund të rrezikojnë largimin e talentit nga Lisbona me parametër zero në merkaton e ardhshme .



