Trajneri i Bylis, Arian Bellai, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Elbasanit.
Sipas tij, barazimi ishte rezultat i drejtë, ndërsa shtoi se përballë ishin dy ekipet më të mira.
Është një ndeshje që të gjithë lojtarët donin ta luanin. Kjo ndikoi edhe te Korabi, sepse ekipi e kishte këtu mendjen. Dua të përgëzoj ekipin. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Kishim një pjesë të parë të dobët, por në të dytën përmbysëm dhe nuk ia dolëm ta ruajmë avantazhin, sepse Elbasani ka elemente të mirë.
Ekipi gjithmonë pas golit reagon dhe kjo është diçka e mirë për skuadrën dhe lojtarët. Është ndeshja e parë me kaq shumë tifozë në Kategorinë e Parë. Elbasani i kishte marrë mirë masat në pjesën e parë dhe nuk e nxirrnim dot topin nga poshtë.
Luanin dy ekipet më të mira sot. Edhe ne, edhe Elbasani, por mos harrojmë se është shumë shpejt për Vorën dhe Flamurtarin. Kampionati është i gjatë.



