Valon Ethemi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku aktivizohet me skuadrën e Istanbulspor, në Ligën e Parë.
Ish-futbollisti i Kukësit ka qenë protagonist me gol ditën e sotme, në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Samsunspor.
Kur ndeshje ishte mbërthyer me shifrat 0-0, në minutën e 73-të, Ethemi lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar, i cili mbeti i pa lëvizur.
Ky është goli i 3-të këtë sezon për 24-vjeçarin, i cili po tregon një formë shumë të mirë në Turqi dhe duket se ka arritur të përshtatet mjaft mirë.



