Me trishtim te thelle per tragjedine e ndodhur me nje avion ne Kolumbi, ku humben jeten pas rrezimit te tij lojtaret e skuadres braziliane te Chapecoense, eshte pritur kjo ngjarje nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke shprehur ngushellimet e thella.
“Eshte nje dite shume, shume e trishtuar per futbollin, ishin fjalet e drejtuesit italo-zviceran. Ne keto momente te veshtira, mendimet tona shkojne te viktimat, tek prinderit dhe miqte e tyre. FIFA shpreh ngushellimet me te sinqerta edhe per tifozet e Chapecoense, ashtu si dhe per gjithe komunitetin e mediave dhe futbollin brazilian”.
Mes shume fjaleve ngushelluese jane dhe ato te Joao de Sousa Filho Miranda, mbrojtes i kombetares braziliane dhe i Interit. “Eshte nje dite e trishtuar per te gjithe sportin boteror, eshte shprehur ai per ANSA-n. Zoti qofte me gjithe familjaret, miqte dhe tifozet e viktimave”.



