Fund dramatik dhe gola të anuluar, Erzeni triumfon ndaj Egnatias

Fund dramatik dhe gola të anuluar, Erzeni triumfon ndaj Egnatias

Pas pesë ndeshjeve pa fitore, Erzeni është rikthyer te fitorja. Shijakasit mposhtën me rezultatin 2-1 Egnatian në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Abissnet Superiore.

Erzeni kaloi në avantazh të dyfishtë, falë golave të Kahrimanovic në minutën e 33-të dhe Nonato në minutën e 38-të.

Rrogizhinasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencat në fundin e pjesës së parë me golin e Dwamena. Pjesa e dytë, ishte me të vërtetë spektkolare, ku u anuluan dy gola.

Nonato shënoi golin e tretë për Erzenin në minutën e 72-të, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. 12 minuta më vonë, ishte Dwamena që shënoi golin e barazimit, por edhe këtë herë u anulua për pozicion jashtë loje.

Fundi ishte dramatik, pasi pak minuta pas golit të anuluar, sulmuesi i Egnatias u shfaq edhe dy herë të tjera përballë portës, ku njëherë u ndal nga shtylla dhe herën tjetër nga portieri Xhika.

Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e katërt me 36 pikë, 1 më pak se Egnatia e vendit të tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy