Manchester United dhe Real Madrid, duel për Vanderson

Manchester United dhe Real Madrid, duel për Vanderson

Ecuria e Vanderson me Monacon është pasuar me pretendentë shumë cilësorë.

Real Madridi dhe Manchester United kanë ndezur motorrët për brazilianin, prej vitesh një element shumë i rëndësishëm tek francezët.

22 vjeçari e ka konsoliduar vendin e titullarit në 11-shen e Adi Hutter, për të cilin edhe Barcelona shfaqi interes në të kaluarën.

Hyrja në garë e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ mund të perceptohet si një kërcënim për ‘’ Los Cules ‘’ për arsye të aspektit ekonomik por drejtuesit e monegaskëve po e analizojnë me kujdes këtë interes duke qenë se Vanderson është shumë i rëndësishëm për trainerin austriak.

Tre sezonet në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ e kanë shëndërruar ishi-n e Gremios në një ndër anesorët më të mirë të Ligue 1 por interesi i Manchester United dhe Real Madridit mund të shënojë fundin e eksperiencës tek Monaco gjatë merkatos së verës.

Deri më tani Vanderson numëron 2 gola në 17 sfida me francezët, shumë i rrezikshëm me inkursionet drejt portave kundërshtare, gjithashtu efektiv edhe në prapavijë.

Do të jetë pa dyshim një duel gjigandësh dhe parashikohet se drejtuesit e ekipit që do të tregohen më të shkathët gjatë negociatave, mund të përfitojnë shërbimet e këtij lojtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy