
Prej kohësh Xavi Hernandez ia ka bërë me dije Memphis Depay-t se nuk e ka në planet e të ardhmes .
Hollandezi duhet të gjejë patjetër një skuadër për vijimësinë dhe në fakt pretendentët nuk kanë munguar gjatë këtyre javëve.
Sulmuesi pëlqehet shumë nga Arsenali dhe firmosja me londinezët do të shënonte rikthimin e 28 vjeçarit në Premier League.
Kryeqytetasit mund të ndryshojnë historinë në kampionat gjatë këtij sezoni , pas një nisje të shkëlqyer e cila konfirmohet me kryesimin në tabelë të ‘’ Topchinjve ‘’.
Firmosja me Gabriel Jesus ishte një ndër sukseset e merkatos së kaluar dhe Mikel Arteta ka menduar formimin e një dyshe shumë interesante me hollandezin për të vijuar rrugën drejt fitimit të Premier Leagues , trofe të cilin për herë të fundit Arsenali e fitoi në 2004-tën me Arsene Wengerin në stol.



