“Ka miell për të gatuar”, avokati Beqiri: Italia të godiste atje ku dhemb më shumë

“Ka miell për të gatuar”, avokati Beqiri: Italia të godiste atje ku dhemb më shumë

Avokati Idajet Beqiri, ka zbuluar se ka qenë tifoz i Gjermanisë në të kaluarën, por tani bën tifo për Belgjikën. Në emisionin “EuroZone” në MCN TV, Beqiri për Europianin, u shpreh se Italia nuk ka qenë kurrë në këtë formë.   

"Isha fëmijë dhe fëmijët anojnë nga vëllezërit e mëdhenj. Ai ishte me gjermanin dhe unë u bëra me gjermanët, për shumë shpejt bëhet fjalë. Kam qenë me Gjermaninë, por tashmë janë të dytët në zemrën time, pasi mbështes Belgjikën.

Italia ka qenë Itali gjithmonë në futboll. Duhet respektuar për atë që ka arritur. Gjermani-Itali kanë qenë gjithmonë përballje të mëdha. Itali nuk ka qenë kurrë në këtë formë si këtë herë. Ka miell për të gatuar, në mendimin tim. Italisë ia kishim frikën te Gjermania, pasi mund të bësh lojën e mirë, por ata dinë të bëjnë hesapet e mira dhe të godasin atje ku të dhemb më shumë. Këtë herë nuk bëjnë vetëm këtë, por kanë bërë një ekip të madh.”, u shpreh Beqiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy