
Në sezonet e fundit Bruno Guimaraes është shëndërruar në një ndër më të mirët e Newcastles.
Mesfushori zhvilloi të tretin në rradhët e bardhezinjve, të shoqëruar nga një nivel impresionues.
Sipas ‘ Daily Mail ‘, së fundmi Paris St Germain ka tentuar në disa raste për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ por pretendimi prej 100 milionë eurosh nga drejtuesit e anglezëve është konsideruar e ekzagjeruar.
Parizienët e kanë refuzuar menjëherë pasi duhet domosdoshmërisht të jenë të kujdesshëm në shpenzimet e tepërta gjatë merkatove, pavarësisht potencialit të presidentit Nasser Al Khelaifi.
Gjithsesi, uria për sukses imponon blerjet e lojtarëve cilësorë por vendosja e një limiti konsiderohet një vendim korrket nga ana e sheikut nga Katari.

Kampionët në fuqi të Ligue 1 prej shumë vitesh synojnë fitimin e Champions Leagues, të cilët dështuan në sezonin e kaluar në gjysëmfinale kundër Borussia Dortmundit.
Por me Luis Enriquen në stol i cili e fitoi këtë kompeticion në të kaluarën me Barcelonën, sigurisht shpresohet se mund të thyhet akulli pasi ka në dispozicion një grup lojtarësh tejet premtues.
Ishi i Lyonit e finalizoi sezonin me 7 gola në 50 sfida, tek një ekip i krijuar për të qenë protagonist në të ardhmen e afërt.



