Tjetër pretendent për Ruben van Bommel

Tjetër pretendent për Ruben van Bommel

Gara ndërmjet ekipeve të famshëm për talentët e kontinentit të vjetër sa vjen edhe bëhet edhe më e ashpër.

Për atë të Az Alkmaarit Ruben van Bommel ka nisur një sfidë ndërmjet Bayern Munchenit dhe Manchester United, dy ekipe që aspirojnë titujt në çdo sezon.

20 vjeçari është një ndër më premtuesit në Eredivisie dhe sipas ekspertëve e ardhmja e tij do të jetë shumë e suksesshme.

Si gjermanët ashtu edhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ konsiderohen ekipe shumë potentë në aspektin ekonomik dhe sakrificat për hollandezin mund të shpërblehen gjatë merkatos së dimrit.

4 gola dhe 2 asiste në 8 sfida përfshirë Europa Leaguen dhe kampionatin, të shoqëruara me një lojë mahnitëse, tregojnë qartazi se kemi të bëjmë me një talent të rrallë në futbollin europian.

Javët vijuese do të jenë determinante për Ruben van Bommel, djali i ish mesfushorit të kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’, Mark van Bommel.

Përgjithësisht skuadrat me emër i japin shumë rëndësi afrimit të talentëve, të cilët do të jenë përfaqësuesit në të ardhmen e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy