Trajneri i Kukësit, Diego Longo pritet të mos jetë më trajner i Kukësit në vazhdim. Vetë trajneri pas ndeshjes, tha se nuk e di se çfarë do të ndodhë, duke medituar kështu largimin nga drejtimi i verilindorëve. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, gazetari i sportit, Edi Hajdini, tha se në ditët e ardhshme prite të mësohet ku është problemi të klubi i Kukësit, pasi të largohet vetë trajneri që në javën e katërt, sipas tij nuk është diçka normale.
“Kukësi ka qenë një nga skuadrat pretendente dhe me punën e trajnerit kanë qenë shumë mirë. Pak minuta më parë, pas ndeshjes trajneri i Kukësit ka dhënë sinjale largimi.
Pritet që Longo të largohet nga ajo që ka thënë pas ndeshjes. Ai tha se nuk e dinte se çfarë do të ndodhte nga e hëna, duke e paralajmëruar kështu largimin në një farë mënyre. Në ditët në vijim pritet të mësohet se ku janë çarjet te klubi. Të shikosh trajnerin që largohet vetë pas javës së katërt, do të thotë që në klub ka probleme të mëdha.”
Më tej, Hajdini foli edhe për listën e Kombëtares, duke thënë se duhet të dilte më shpejt, por u vonua, për shkak se trajneri Edoardo Reja, priti një përgjigje nga mesfushori Taulant Xhaka, e cila në fund ishte negative.
“Risia dhe ajo që bie në sy, është rikthimi i Ivan Balliu. Ky i fundit po bën shumë mirë në Spanjë me Rayo Vallecano. Kjo listë e bërë publike nga Reja, duhet thënë se është me vonesë. Për informacionin që unë kam, vonesa ka ardhur për shkak se pritej përgjigjja e Taulant Xhakës, e cila ishte negativ. Reja duhet të dijë të marrë maksimumin. Dy ndeshjet e radhës, pritet të vendosin shumë në lidhje me rrugën drejt Botërorit”, përfundoi Hajdini.



