Huliganët sulmojnë presidentin kundërshtar, një prej drejtuesve përfundon në spital

Huliganët sulmojnë presidentin kundërshtar, një prej drejtuesve përfundon në spital

Disa anëtarë të delegacionit të Union Berlin, të cilët udhëtuan drejt Roterdamit, përfshirë këtu edhe presidentin Dirk Zingler, janë sulmuar nga tifozët huliganë të Feyenoord.

Delegacioni nga Gjermania ishin ulur në një lokal të gjithë në Roterdam, kur u sulmuan nga tifozët, ku si pasojë u plagos një drejtuese femër, e cila u transportua menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e mjekëve.

Kjo ndodhi në prag të ndeshjes që Union Berlin do të luajë në Conference League ndaj holandezëve të Feyenoord. Menjëherë pas kësaj ngjarje, policia nisi kërkimet në rrugët e qytetit, ku u arrestua edhe një 25-vjeçar, i cili dyshohet se ishte një nga autorët e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy