
Barcelona në këtë merkato verore ashtu si në shumë raste më përpara do të ketë një sfidë të vështirë për të firmosur me Vandeson.
Për brazilianin drejtuesit e Tottenham Hotspurit i kanë trokitur në derë atyre të Monacos, duke i dhënë kështu një sinjal ‘’ Blaugranëve ‘’.
Gazetari brazilian Bruno Andrade e ka bërë me dije këtë lajm dhe natyrisht ky interes përbën një lloj kërcënimi për spanjollët në aspektin ekonomik.
Francezët pretendojnë 40 milionë euro për largimin e 22 vjeçarit, të cilin traineri Ange Postecoglou e konsideron zëvëndësuesin ideal të Emerson Royal.

Efektiviteti në prapavijë dhe shpejtësia në kundrasulme shpeshherë i kanë avantazhuar monegaskët gjatë sfidave dhe jo më kot pretendohet nga dy klube shumë cilësore, sidomos në kampionatet respektive.
Siç dihet Premier League është një ndër ligat më kompetitive dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ synojnë të jenë në nivelin e duhur gjatë sezonit vijues.
Për më tepër ‘’ Spursat ‘’ do të jenë pjesëmarrës edhe në Europa League por ‘’ Blaugranët ‘’ do të luftojnë deri në momentin e fundit për shërbimet e ishi-t të Gremios.
Në aspektin ekonomik përgjithësisht ekipet e Anglisë shquhen për potencialin e tyre, fakt që përbën një kërcënim për çdo rival, edhe pse jo në të gjitha rastet kanë dale të fituar.
Në sezonin e tretë në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ Vanderson ka rikonfirmuar se mbetet një ndër më të mirët e 11-shes së Adi Hutter, i cili e ka finalizuar atë me 3 gola në 23 sfida.



