
Dinamo City dhe Egnatia përballen mes tyre, duke nisur nga ora 16:00, në ndeshjen që do të transmetohet në MCN 24.
Do të jetë një përballje spektakolare, ku dy ekipet i kanë detyrim 3 pikët. Rrogozhinasit duan të ruajnë vendin e parë në renditje, ndërsa kryeqytetasit vendin e katërt.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Gudiabi, Qefalija, Zabërgja, Denison, Vila, Mija.
EGNATIA: Sherri Frangaj, Dylis, Xhemajli, Ndreca Zejnullai, Aleksi, Fernando, Malota, Montenegro, Ibrahimoglu.



