Bayerni gjen zëvëndësuesin e Lewandowskit

Bayerni gjen zëvëndësuesin e Lewandowskit

Prej disa kohësh drejtuesit e Bayern Munchen kanë filluar tentativat për të gjetur zëvëndësuesin e Robert Lewandowskit.

Polaku me shumë gjasa do ti bashkohet Barcelonës dhe gjermanët domosdoshmërisht duhet të mbushin boshllëkun që do të lërë golashënuesi.

Sebastien Haller parashikohet se do të jetë nxënësi i ri i  Julian Nagelsmann në sulmin e furishëm bavarez , statistikat e të cilit në sezonin e kaluar me Ajaxin konsiderohen bombastike .

34 gola dhe 6 asiste në 43 takime e bëjnë lojtarin nga Bregu i Fildishtë një ndër sulmuesit më cilësorë të kontinentit të vjetër të cilit tashmë i janë hapur dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’.

Kampionët në fuqi të Bundesligës nuk do ta kenë edhe aq të lehtë  sepse Atletico Madridi, Borussia Dortmundi dhe Milani do ti bëjnë presion të vazhdueshëm dhe për Sebastien Haller merkatoja e verës konsiderohet një periudhë ideale për të bërë hapin e ëndërruar në karrierë ndërsa avantazhi i gjigandëve të Bavarisë është se janë një ekip që gjithmonë bashkjeton me suksesin .

Ky fakt mund të rezultojë determinant për ishi-n e Utrecht i cili prej dy sezonesh po evidenton se duhet të merret seriozisht në konsideratë nga klubet e elitës.

Gjithsesi largimi i Robert Lewandowskit do të ndihet në Mynih dhe kontributi 8 vjeçar do të ngelet gjatë në memorien e drejtuesve të Bayernit dhe tifozerisë pasi shkaktoi një revolucion të rëndësishëm në ofensivë me anë të cilit u shëndërrua ndër sulmuesit më të frikshëm të Europës .

Në sezonin e ri objektivat e Bayernit mbeten të njëjtët, gjatë të cilit do të tentohet fitimi i çdo trofeu , me kryefjalë Champions Leaguen por rruga parashikohet shumë e vështirë dhe me të papritura pavarësisht eksperiencës së madhe të gjermanëve në çdo kompeticion .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy