
Fuqizimi i mesfushës mbetet prioritet absolut i drejtuesve të Liverpoolit në këtë merkato verore. ‘’ The Redsat ‘’ kanë hasur vështirësi në sezonet e fundit, shtuar edhe faktin se janë distancuar ndjeshëm nga titujt, i cili i ka shkaktuar dhimbje të shpeshta koke Jurgen Kloppit. Për këtë arsye traineri gjerman i është rikthyer një dëshire të vjetër në këtë periudhë tejet determinante për vijimësinë. Ishi i Borussia Dortmundit vijon i impresionuar nga Ryan Gravenberch, i cili nuk ka patur shumë hapësira tek Bayern Muncheni në sezonin e kaluar dhe pikërisht anglezët synojnë ta arrijnë marrëveshjen me hollandezin. Pas transferimeve të Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlait në ‘’ Anfield Road ‘’ , numri një i stolit kërkon të shtojë forcat në këtë repart,sidomos pas largimeve të Milner, Henderson dhe Fabinhos. Për Liverpoolin sezoni vijues do të jetë një provë shumë e rëndësishme, pas disa sezoneve larg titujve, e cila paraprakisht duhet të shoqërohet me transferime cilësore.



