Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka komentuar në studion e ‘MCN Live’ dhënien e 10 licencave për bastet sportive për të cilat u shpreh se përcaktimi i tyre duket si një shtesë artificiale.
Ai tha se që do të ketë paligjshmëri këtë nuk e rregullon asnjë ligj dhe se paligjshmërinë e rregullon vetëm kodi penal. Sipas tij, ligji është shumë delikat si koncept dhe një shoqëri e zbaton ligjin kur ka vullnet.
Që do ketë paligjshmëri këtë se rregullon asnjë ligj e rregullon vetëm kodi penal. E gjithë eksperienca këtu është që qeveria do futi duart, po të kishim një prokurori normale në të gjitha ligjet shkon në burg për paligjshmërinë.
Ideja është se dhe përcaktimi i kaq shumë licencave i 10 të tillave duket sikur do sjell kaos në industri për mendimin tim duke e parë nga pikëpamja e ekonomistit dhe duket se janë 10 çezma që do burojnë për të marrë ndonjë fitim duket si shtesë artificiale dhe nuk ka argument logjik pse 10 dhe jo 7.
Kur ke pak e ke më të lehtë për të kontrolluar problemin, por ligji është shumë delikat si koncept, një shoqëri e zbaton ligjin kur ka vullnet, sepse ligji është hermetik, por këtu i lënë ca dyer hapur dhe kanë nga një çelës për të hapur ato vrimat.
Më tej ai theksoi se ne duhet të ndajmë ligjin nga e paligjshmja, ndërsa shtoi se sot që ne flasim organizimi i lojërave të fatit është i paligjshëm.
Nëse bota e krimit e tejkalon kodin penal atëherë bëje ligjin si të duash ti, ligji rregullon të ligjshmin dhe përsëri nuk ka asnjë ligj në botë që rregullon të ligjshmin. Duhet të ndajmë ligjin nga e paligjshmja, sepse ligji bëhet për të ligjshmin. I paligjshmi s’mund të jetë i barabartë me ne sepse ai ka fituar para nga paligjshmëria teksa ne paguanim.
Sot që flasim, organizimin e lojërave të fatit e kemi të paligjshme. Bastet është një fenomen që është aty dhe kur se hoqi Enver Hoxha s’ka burrë nëne ta heqë, dhe Enver Hoxha të vriste këta të vënë gjoba. Problemi është se kur se zgjidhi dot ai s’ka njeri ta zgjidhë dhe kur ti nuk e heq dot të paktën rregulloje. Ajo që duhet bërë është çdo gjë duhet të shkruhet në ligj dhe jo të lihet flu.



