
Ka kaluar një vit tashmë që nga momenti kur Sergio Ramos u bë pjesë e ‘’ Parque de Princes ‘’ , tek një Paris i fiksuar për të fituar Champions Leaguen .
Asokohe Mauricio Pochettino e konsideroi si liderin e ri të prapavijës së ‘’ Les Pariziens ‘’ por fatkeqësisht 35 vjeçari nuk i ka dhënë rezultatet e pritura , aty ku nuk lejohen gabimet.
Dëmtimet e kanë devijuar spanjollin nga rruga e suksesit dhe këmbanat e alarmit kanë filluar të bien tek ish kampionët e Ligue 1 dhe Amerika po pret pas derës së ishi-t të Real Madridit.
Inter Miami dhe Los Angeles duan ta afrojnë këtë lojtar që ka fituar gjithçka në karrierë dhe vijon ta ketë rrugën e hapur për të provuar eksperienca të reja , në rastin konkret në një futboll ndryshe por që ka bërë hapa përpara sidomos në vitet e fundit .
Amerika ka shërbyer si trampolinë për shumë yje që e mahnitën Europën në të kaluarën dhe kjo tendencë vijon të marrë më shumë fuqi me kalimin e kohës.
Kapaciteti i Sergio Ramos nuk mund të vihet asnjëherë në dyshim edhe pse është në hapat e fundit të një karriere ku ka fituar gjithçka dhe Amerika i siguron ecurinë në këtë linjë sepse është një kampionat tepër kompetitiv dhe potent për nga aspekti ekonomik.
Edhe pse është ende herët për të vendosur , Sergio Ramos tashmë konsiderohet një legjendë e futbollit dhe si shumë tjerë mund t’ia shtojë cilësitë Major League Soccerit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.



