
Rinovimi i kontratës së Zlatan Ibrahimovich me Milanin mund të finalizohet ditën e sotme . Sulmuesi suedez nënkupton një sukses më vete për kuqezinjtë sepse progresi i pandalshëm i golashënuesit na ka kthyer në kohët e arta të kësaj skuadre sepse nuk e ka ndalur për asnjë javë luftën dhëmbë për dhëmbë me rivalët direktë për fitimin e Scudettos . Pavarësisht se të besuarit e Stefano Piolit kanë devijuar shumë në rrugën drejt titullit sepse kanë humbur shumë terren me plot 11 pikë larg Interit ndjesitë e pasjes në sulm gjigandin suedez janë të paprshkrueshme sepse niveli i tij mbetet brilant .
Sipas ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’ drejtori sportiv Paolo Maldini ka menduar rinovimin e kontratës me 39 vjeçarin edhe për një sezon tjetër dhe këta të fundit janë detyruar të derdhin shifrën e 7 milionë eurove në xhepat e ‘’ Ibracadabras ‘’. Kjo sfidë e re për Zlatan Ibrahimovich thekson se dëshira për sukses e ishi-t të Malmos, Ajaxit, Juventusit , Interit , Barcelonës , Paris St Germain , Manchester United dhe Los Angeles Galaxyt nuk njef kufinj dhe freskia fizike e tij ia mundëson këtë objektiv .
17 golat e shënuar në 24 ndeshjet e këtij sezoni mbeten konfirmimi më i qartë se shtatlartin e pret një tjetër shumë interesant dhe i suksesshëm . Duke lënë paksa mënjanë shifrat në fushën e lojës Ibrahimovich e ka shtrirë kapacitetin e tij dhe është shëndërruar në një motivues për shokët e skuadrës dhe kjo situatë që po përjetohet në kampin kuqezi është indikatori më i qartë se e meriton me plot gojën të quhet lider .



