Projekti “Ekipet Sportive”, Muzhaqi: Na e kërkonin të rinjtë, ka pasur bashkëpunim shumë të mirë

Projekti “Ekipet Sportive”, Muzhaqi: Na e kërkonin të rinjtë, ka pasur bashkëpunim shumë të mirë

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e ftuar në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, foli për projektin “Ekipet Sportive”.

Muzhaqi deklaroi se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë për këtë projekt, ndërsa deklaroi se ishin të rinjtë ata që në të gjithë vendin kërkonin të shtoheshin aktivitetet sportive.  

Është bukur të flasësh për këtë projekt, sepse është risi në Shqipëri. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Nga ana e qeverisë kemi pasur dy institucione të angazhuara. Jemi përpjekur që në çdo moment të ketë siguri për të rinjtë, të kenë aspektin mjekësor, çdo ndeshje sipas rregullave dhe pas mësimit. Jemi përpjekur ta mbajmë në vëmendjen absolute si projekt.

Elementi i sigurisë, ka një rëndësi shumë të veçantë për këtë projekt. Kur ka ndeshje, kemi një ekip mjekësor aty.

Ka pasur një bashkëpunim nga dy anë për këtë projekt. Nga njëra anë KOKSH-i, që kishte një projekt gati që donte ta zbatonte. Nga ana tjetër, unë dhe kryeministri zhvilluam një konsultim me të rinjtë në të gjithë vendin dhe kishte kërkesë nga të rinjtë për më shumë sport. Fakti që kjo kërkesë na përsëritej, kuptuam se kishte një mungesë në aktivitetet në aspektin sportiv. Ishet diçka që e donim nga të rinjtë.

Pse duhet ta çojë një prind fëmijën aty? E para sepse një prind mund të ketë kohë për t’iu dedikuar punës. Nga ana tjetër, është një program falas. Ofrohen të gjitha pa pagesë. Është mundësia që të mos e kalojnë kohën me telefona, të paktën për 2-3 orë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy