Akuzohen për falsifikim, pezullohen atleti Smajlaj dhe dy drejtues të Federatës së Atletikës

Akuzohen për falsifikim, pezullohen atleti Smajlaj dhe dy drejtues të Federatës së Atletikës

Atleti Izmir Smajlaj dhe dy drejtuesit e Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli dhe Nikolin Dionisi janë pezulluar përkohësisht, pasi akuzohen për falsifikim informacionesh, të cilat mund të kenë ndihmuar sportistin të shkojë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Bëhet fjalë për një garë të zhvilluar në muajin maj të vitit 2021 të zhvilluar në Shqipëri, në kërcim për së gjati. Kjo është bërë e ditur nga Njësia e Integritetit të Atletikës, ku thuhet se Smajlaj dhe Ruli me Dionisin, mund të dënohen për shkelje disiplinore.

Smajlaj u shpall fitues me një kërcim rekord prej 8.16 metrash dhe thuhet se këto rezultatet iu dërguan Atletikës Botërore dhe AIU-së në mënyrë që ai të futej në Lojërat Olimpike.

Rezultati i Smajlaj nuk ishte mjaftueshëm i mirë për t’u kualifikuar plotësisht në Lojërat Olimpike, por ai mori një vend sipas rregullit të “universalitetit” që lejon vendet të dërgojnë një atlet mashkull ose femër në garat olimpike.

“Mandati i AIU-së është të sigurojë konkurrencë të pastër dhe të ndershme dhe të mbajë përgjegjës këdo që mund të ketë shkelur Kodin e Sjelljes së Integritetit për veprimet e tyre, përfshirë zyrtarët e rangut të lartë”, tha në një deklaratë kreu i AIU-së, Brett Clothier.

“Manipulimi i konkurrencës është një kërcënim serioz për integritetin e atletikës dhe AIU është e përkushtuar të mbrojë sportin tonë prej tij”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy