Rezultatet e shkëlqyera, Milani shpërblen trajnerin Pioli

Rezultatet e shkëlqyera, Milani shpërblen trajnerin Pioli

Milani vazhdon të korrë suksese, teksa përveç kampionatit ku po bën shumë mirë dhe mban kryesimin së bashku me Napolin, tashmë kanë mundësinë të kalojnë edhe fazën e grupeve në Champions League, pavarësisht 3 humbjeve në ndeshjet e para.

Me fitoren e djeshme ndaj Atletico Madrid, kuqezinjtë kanë shkuar në kuotën e 4 pikëve, 1 më pak se Porto e vendit të dytë dhe kualifikimi nuk është më i pamundur.

Duke parë rezultatet e shkëlqyer të arritura nga skuadra deri tani, te Milani po bëjnë gati një dhuratë për trajnerin Stefano Pioli. Ky i fundit është meritori për gjithçka që skuadra ka arritur deri tani dhe do të marrë një shpërblim të veçantë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, nesër do të vijë zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Piolit deri në vitin 2024, teksa do të përfitojë edhe një rritje të rrogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy