
Pas disa tentativave të njëpasnjëshme drejtuesit e Real Madridit kanë arrirë një objektiv të rëndësishëm.
Federico Valverde ka rinovuar kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ deri në 2031-shin, sipas ‘ As ‘.
Uruguajani do të qëndrojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duke qenë se po spikat në 11-shen e Jose Mourinhos.
Pas Arda Guler dhe Aurelien Tchouamenit amerikano-jugori bëhet i treti i cili ka hedhur firmën në kontratë dhe ndërkohë po punohet intensivisht për të bindur Jude Bellingham, Thibaut Courtois dhe Brahim Diaz.
Nga 15 sfidat e deritanishme ishi i Penarol 11 prej tyre i ka luajtur si mesfushor qendre dhe 4 të tjera si anësor.
Pas këtij hapi duhet theksuar se Federico Valverde numëron 387 sfida zyrtare me ‘’ Los Blancos ‘’, të shoqëruara këto me 44 gola dhe 46 asiste, pa harruar edhe 14 tituj të fituar.
Të jesh titullar tek ish fituesit e Champions Leagues dhe sidomos në 11-shen e ‘’ The Special One ‘’ përbën një sfidë më vete dhe 28 vjeçari i ka arritur deri më tani objektivat.
