
Është zbuluar axhenda për javën e 14-të në Abissnet Superiore, e cila do të luhet në 3 ditë.
Gjithçka nis me sfidën mes Dinamos dhe Vllaznisë, e planifikuar për t’u luajtur të premten duke filluar nga ora 19:45.
E shtuna rezervon dy përballje të tjera interesante siç është ajo mes Egnatias dhe Laçit dhe ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit.
Dy sfidat e tjera do të luhen të dielën. Fillimisht në 16:45, në fushë do të zbresin Kukësi dhe Partizani, ndërsa 3 orë më vonë luhet një tjetër supersfidë siç është ajo mes Tiranës dhe Teutës.
JAVA 14:
E premte, 17.12.2021
19:45 Dinamo – Vllaznia
E shtunë, 18.12.2021
13:45 Egnatia – Laçi
16:45 Skënderbeu – Kastrioti
E diel, 19.12.2021
16:45 Kukësi – Partizani
19:45 Tirana – Teuta



