Arapi shijon fitoren e parë, Teuta mposht Dinamon. Tirana “tris” Kastriotit

Arapi shijon fitoren e parë, Teuta mposht Dinamon. Tirana “tris” Kastriotit

U luajtën ditën e sotme 2 ndeshjet e para për javën e 12-të në Abissnet Superiore.

Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht Dinamon, në “Elbasan Arena”. Durrsakët i janë falur një autogoli të Edvan Bakajt, në minutën e 51, për të marrë 3 pikët, që i dërgon në kuotën e 17 pikëve, në vendin e 4-t.

Kjo është edhe fitorja e parë për Renato Arapin në stolin e Teutës, pasi debutoi me barazim ndaj Vllaznisë në fundjavë, ndërsa për Dinamon është humbja e dytë radhazi dhe e sheh veten në vendin e 7-të me 13 pikë.  

Ndërkohë Tirana nuk ka zhgënjyer ndaj Kastriotit, teksa ka triumfuar 3-0. Seferi me dopietën e tij në pjesën e parë, në minutat 23 dhe 45 si dhe Ngo në minutën e 74, i dhanë fitoren bardhebluve.

Me këtë fitore, skuadra e Shehit qëndron në krye të renditjes me 27 pikë, 4 pikë më shumë se ndjekësit e Kukësit, që të enjten sfidojnë Laçin, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy