
Ish-futbollisti Alban Tafaj, duke folur për barazimin e Shqipërisë ndaj Islandës, deklaroi se ishte një sfidë me dy tablo.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tafaj u shpreh se pritshmëritë për sfidën me Islandën ishin të mëdha, por një fitore me Izraelin, do na bënte të ndihemi komodë në renditje.
Ishte një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë ishim mirë, ndërsa të dytën nuk e nisëm dot. Ishte si e çoroditur skuadra jonë. Goli i Islandës erdhi nga një dhuratë e Gjimshitit. Pritshmëritë për ekipin tonë, ishin shumë të mëdha. Islanda kishte vetëm një lojtar nga sezoni kur na mori 6 pikë. Do ishte një avantazh i madh nëse do të merrnim fitoren, por nuk është një ndeshje që duhet të vendosim kunjën.
Kemi një ndeshje të rëndësishme me Izraelin në shtëpi. Një fitore na bën të ndihemi më komodë, për arritjen e vendit të parë.



