
Edhe pak orë i kanë mbetur Valencias për të zyrtarizuar një ndër goditjet më cilësore në merkato .
Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Edinson Cavanit me parametër zero , lojtar që do ta shtojë kualitetin në metrat e fundit.
Në të kaluarën ‘’ El Matador ‘’ refuzoi Boca Juniorsin dhe Botafogon pasi objektivi ishte vijimi në Europë dhe faktikisht La Liga gjithmonë është preferuar nga sulmuesi.
35 vjeçari do të ketë privilegjin e të qënit titullar i padiskutueshëm në skemat e ish kampionit të botës Gennaro Gatusso, nga i cili drejtuesit e spanjollëve presin shumë .
Italiani ka luftuar deri në fund për transferimin e ishi-t të Napolit për arsye se është i vetëdijshëm për ndryshimin që mund të shkaktojë në metrat e fundit, fakt që e ka shoqëruar për shumë vite në elitën e futbollit europian .
Valencia është në rindërtim e sipër dhe natyrisht objektivat janë madhorë duke qenë se drejtohet nga një teknik kampion në të kaluarën , me Milanin dhe kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.
Në mbrëmjen e sotme të besuarit e Gennaro Gatussos do të zbresin në fushën e tyre kundër Atletico Madridit të Cholo Simeones , një duel titanësh i cili do të përcillet me shumë emocione.



