Barazimi me Partizanin, Zalla: Vllaznia më bëri përshtypje për mirë

Barazimi me Partizanin, Zalla: Vllaznia më bëri përshtypje për mirë

Gazetari Lirim Zalla, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi barazimin mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Zalla deklaroi se nuk u surprizua nga të kuqtë, por shtoi se shkodranët i bënë përshtypje për mirë, sa i përket lojës. Sipas tij, Vllaznia duhet të kishte shënuar në mënyrë tjetër dhe jo me atë penallti.

Sa i përket lojës, e ndoqa më vëmendje. Nuk u surprizova nga Partizani, se janë investuar për të qenë në krye. Më bëri përshtypje për mirë Vllaznia. Iu kundërpërgjigj Partizanit në shumë drejtime. Partizani bëri lojën e vet.

Episodet vendosin shumë në ndeshje, siç ishte penalltia. Vllaznia kishte raste të tjera më të pastra për të shënuar me Balajn dhe Grudën. Nuk është më ajo Vllaznia që ishte në ujërat e turbullta në renditje. Partizani është si bunker.

Maguette shënon gol të nivelit të lartë. Partizani e zhvilloi lojën e vet. Duhet të ishin më të kujdesshëm pas avantazhit. Partizani ka vlera, është rritur shumë. Duhet thënë që Vllaznia u mundua t’i përgjigjej. Për mua duhet të shënonte në mënyra të tjera, jo me atë penallti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy