Kylian Mbappé zgjidhet lojtar francez i vitit 2018 (VIDEO)

Kylian Mbappé zgjidhet lojtar francez i vitit 2018 (VIDEO)

Pas Antoine Griezmann në vitin 2016 dhe N'Golo Kante në vitin 2017, Kylian Mbappé është shpallur lojtari francez i vitit në 2018 nga France Football. 

Ylli i skuadrës së PSG-së ka zhvilluar një vit spektakolar si me skuadrën e tij ashtu edhe me kombëtaren e Francës të cilën e udhëhoqi të fitojë Kupën e Botës.

Edhe pse vetëm 20-vjeç, Mbappe është kthyer në një lojtarë spektakolar duke qenë një nga pikat më të forta tek PSG-ja dhe Franca.

Ai mposhti në këtë garë të zhvilluar nga France Football, Raphaël Varane dhe Antoine Griezmann. 

Një vit i madh për Mbappen i cili mori edhe komplimentet e Mbretit të futbollit Pelé, i cili shfaqi admirimin e tij për futbollistin francez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy