Sot ndeshja Shqipëri-Kosovë/ Trajneri i “Dardanëve” infektohet me koronavirus

Sot ndeshja Shqipëri-Kosovë/ Trajneri i “Dardanëve” infektohet me koronavirus

Kombëtarja e Shqipërisë do përballet sot në një ndeshje vëllazërore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”.

Trajneri Edi Reja, në konferencën për shtyp, tha dje se kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për dy ndeshjet e tjera të muajit nëntor të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tekniku italian do të duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm në skuadër dhe pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2.

Nga ana tjetër, dardanët vijnë me një formacion të frikshëm, pasi rikthehet Muriqi në sulm, ndërsa do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. Tekniku i Kosovës Chalandes ka dal pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë në stol ditën e sotme.

Pas takimit me Kosovën, përfaqësuesja shqiptare do të luajë dhe dy ndeshje të tjera përballë Kazakistanit në 15 nëntor dhe tre ditë më vonë ndaj Bjellorusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy