Chelsea pretendon Yeremi Pinon

Chelsea pretendon Yeremi Pinon

 19 vjeçari Yeremi Pino po kalon me sukses çdo sfidë me Villarealin.  Mesfushori është një ndër pilarët e 11-shes së Unay Emerys dhe një ndër pretendentët e spanjollit është Chelsea .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ sipas ‘ As ‘ nuk e kanë të sigurtë rinovimin me Mason Mount dhe talenti i ekipit nga Castellon preferohet nga Graham Potter .

Yeremi Pino konsiderohet një ndër risitë e  të ardhmes dhe kryeqytetasit duan të përfitojnë nga ky fakt dhe natyrisht nga sukseset e arritura me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ pavarësisht se s’do të jetë e lehtë .

 Anglezët po mendojnë të paguajnë 80 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me Villarealin por në këtë histori nuk janë të vetmit sepse edhe Real Madridi tanimë ja ka shkelur syrin Yeremi Pinos.  

Marco Asensio duket se nuk ka më vend tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe bashkombasi i tij konsiderohet një opsion shumë interesant për të ardhmen e tyre .

Eshtë e vështirë të përcaktohet se cili ekip do të ketë më shumë shanse sepse në çdo aspekt Chelsea dhe Real Madridi i përmbushin pritshmëritë por progresi i asit nga Las Palmas në njëfarë mënyre i përshpejton aksionet e ekipeve të elitës, i domosdoshëm për skemat e Unay Emery-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy