Sfida me Arsenalin, Tuchel: Nuk kam ndërmend të dorëzohem

Sfida me Arsenalin, Tuchel: Nuk kam ndërmend të dorëzohem

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, në konferencën për shtyp, para ndeshjes çerekfinale, deklaroi se nuk ndihet i dorëzuar dhe ska për ta bërë, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon skuadra.

Tuchel tha se përballon çdo gjë, ndërsa shtoi se ndihet krenar që drejton një klub si Bayern Munich.

Unë nuk jam dorëzuar, as kam ndërmend që ta bëj në këtë moment. Po, është e vërtetë që duke parë paraqitjet e fundit kemi merituar që të kritikohemi, por ky është futbolli. Unë jam aq i rritur sa të përballoj çdo gjë, pasi i kam hyrë vetë këtij profesioni. Dhe mbi të gjitha, nuk dua që të shoh asnjë lloj emocioni nga ana e lojtarëve të mi, asnjë keqardhje, pasi unë kam qenë dhe jam krenar që stërvit një klub si Bayern Munich, me lojtarë kaq të mëdhenj.

I pyetur për pikat e forta të Arsenalit, Tuchel deklaroi se trajneri dhe lojtarët, ecin në një linjë.

Pika e fortë e Arsenalit? Fakti që trajneri dhe skuadra ecin në një linjë. Trajneri ndjek lojtarët dhe lojtarët ndjekin trajnerin. Pasi vetëm kështu mund të jesh skuadra më e fortë e këtij sezoni në kampionatin anglez, siç tregojnë statistikat. Por edhe ne jemi Bayern Munich, kështu që të luftuarit kundër Arsenalit, pas një momenti jo të bukur, do të jetë motivimi i duhur për të bërë një paraqitje të madhe. Më pas të shohim sesi do të përfundojë për secilin prej nesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy