Florian Marku pëson humbjen e parë

Florian Marku pëson humbjen e parë

Florian Marku nuk është më i pathyeshëm. Boksieri shqiptar, pësoi humbjen e parë në karrierë.

Marku u mposht nga britaniku Kris Kongo, në duelin për titullin IBO Interkontinental Welter.

Kjo është disfata e parë për shqiptarin, pas 14 ndeshjeve, ku nuk njihte humbje. Marku vinte në këtë përballje, pas 13 fitoreve dhe një barazimi, por nuk ia doli të marrë një tjetër sukses.

Gjatësia e Kongos ia bëri më të vështirë punën Markut. 31-vjeçari nga Lushnja dominoi raundet e para, por lëshoi terren në raundet pasardhëse.

Marku gjithashtu u penalizua me heqje pikësh në raundin e tetë, për shkak të goditjeve pas koke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy