Derbi historik Partizani-Tirana/ Matraxhiu: Pavarësisht objektivave të ndryshme, do të jetë një sfidë e barabartë në shanse

Derbi historik Partizani-Tirana/ Matraxhiu: Pavarësisht objektivave të ndryshme, do të jetë një sfidë e barabartë në shanse

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, do të zhvillohet të dielën në orën 16:30, në stadiumin “Air Albania”.

Përballja mes dy rivalëve historikë konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme në futbollin shqiptar. Këtë sezon, megjithatë, të dy klubet po garojnë për objektiva të ndryshme në kampionat.

Andi Matraxhiu, menaxher futbolli, u shpreh për “MCN Informacion” se, pavarësisht synimeve të ndryshme të skuadrave, derbi pritet të jetë i barabartë.

Për Tiranën është një moment i mirë. Në pesë ndeshjet e fundit ka arritur të marrë 11 pikë dhe, pavarësisht humbjes në Kupë, fokusi tashmë është përqendruar te kampionati. 

Eliminimi nga Kupa nuk besoj se do të ndikojë psikologjikisht, pasi skuadra e ka të qartë objektivin e saj dhe po e sheh kampionatin si prioritet. 

Unë e shoh Tiranën si një skuadër që do të jetë e barabartë në shanse në këtë derbi. 

Sipas Matraxhiut, edhe Partizani vjen në një moment pozitiv.

Fitorja në Ballsh dhe suksesi në Kupë e kanë përmirësuar gjendjen psikologjike të skuadrës. Në ndeshje si derbi nuk ka nevojë për shumë stimulim, lojtarët japin maksimumin në fushë.

Sa i përket objektivave, ato mbeten të ndryshme, Partizani synon të sigurojë një vend në katërshen e parë, ndërsa Tirana lufton për t’iu shmangur rënies nga kategoria. Megjithatë, kjo nuk e zbeh balancën e sfidës.

Të dyja skuadrat kanë objektiva të rëndësishëm. Lufta në fund të tabelës është shumë e fortë, por në fund unë shoh një përballje të barabartë në shanse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy