
Pas huazimit tek Chelsea , besohet se fundi i sezonit do të shkaktoje largimin e Joao Felix nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Portugezi tanimë është pjesë e listës së Paris St Germain, ekip i cili synon me ngulm fitimin e Champions Leagues.
Nasser Al Khelaifi vijon të investoje fuqimisht dhe ka arritur të bashkojë një ndër treshet më të rrezikshme të kontinentit të vjeter dhe më gjerë si Messi , Neymar dhe Mbappe por nuk ka mjaftuar pasi eksperienca ka dëshmuar se del fitimitare në të shumtat e rasteve.
Sheiku nga Katari ka hapur thesin dhe do të ofrojë 120-140 milionë euro për sulmuesin pasi qëndrimi i argjentinasit dhe francezit në ‘’ Parque de Prince ‘’ nuk është i sigurtë dhe duke iu referuar arritjeve të së shkuarës dhe potencialit në aspektin ekonomik, ndoshta kryeqyteti francez do të jetë streha e re e ishi-t të Benfikës.
Pas katër sezoneve në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ 23 vjeçari është përpara një pretendenti shumë të fuqishëm , në aspektin sportiv dhe atë ekonomik , i cili garanton fitimin e titujve në vijimësi , ashtu siç e ka bërë edhe në sezonet e shkuara.



